Flash

Kreu i diplomacisë greke: Europa duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi Ballkanit Perëndimor

Lapsi.al 9 July 2022
Kreu i diplomacisë greke: Europa duhet t’i kushtojë më

“Ajo që na mëson të gjithëve pushtimi rus i Ukrainës është nevoja për t’u rreshtuar pas së Drejtës Ndërkombëtare, kundër revizionizmit, kundër çdo lloj tentative për të ndryshuar kufijtë me forcë, kundër luftës”. Kështu ka deklaruar n ministri i Jashtëm Nikos Dendias në “Forumin e Dubrovnikut” në Kroaci, që u mbajt sot.

Dendias theksoi nevojën për të adresuar sfidat e Ballkanit Perëndimor. “Ne të gjithë do të dëshironim që Bosnje-Hercegovina të ishte një histori suksesi, por të gjithë e dimë se ajo është potencialisht një fuçi baruti”, tha ai dhe nënvizoi nevojën që të gjithë të kontribuojnë sa më shumë për dialogun Prishtinë-Beograd.

Duke iu referuar procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, ai kujtoi se Greqia ishte vendi i parë në rajon që u bashkua me BE-në.

“Ne mendojmë se kemi përmbushur detyrimin tonë për Ballkanin Lindor: Rumania, Bullgaria. Por edhe Ballkani Perëndimor ka nevojë për ndihmën e Greqisë, Kroacisë dhe anëtarëve të tjerë për të përmbushur të ardhmen e tyre evropiane”, nënvizoi ai.

Kryediplomati grek theksoi se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë vonuar për një kohë të gjatë dhe fakti që kemi kandidatura të reja, siç është Ukraina, “nuk duhet të na lejojë të harrojmë se sa e rëndësishme është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ta nisin këtë proces”.

“Ne duhet të tregojmë se BE-ja është në gjendje të përmbushë premtimet e saj. Dhe ka edhe premtime të tjera që duhet të realizohen, siç është liberalizimi i vizave për Kosovën nga BE-ja, të cilat nuk i kemi përmbushur”, tha ai.

“BE duhet të jetë shumë më e pranishme në Ballkanin Perëndimor”, tha Dendias.

Të këshilluara

Vlorë, 37-vjeçari goditet me kaçavidë

Një 37 vjeçar është plagosur me kaçavidë në Vlorë pas një konflikti të çastit. Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën ...

17:21

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore përgjatë ...

08:21

Të shtëna me armë pranë Niklës

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në afërsi të Niklës. Mësohet se fillimisht ka pasur të shtëna me pistoletë, 5-6 herë dhe më pas të shtëna me ...

23:45

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI