Flash

962 raste të reja me Covid në Shqipëri, ndërron një grua në Tiranë

Lapsi.al 9 July 2022
962 raste të reja me Covid në Shqipëri, ndërron një

Vendi ynë sërish ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me COVID përgjatë 24 orëve të fundit, ku kanë rezultuar të prekur 962 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë kryer 2245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 404 qytetarë në Tiranë, 62 në Durrës, 46 në Vlorë, 43 në Berat, 35 në Sarandë, 33 në Lezhë, 32 në Shkodër, 28 në Lushnje, 23 në Kamëz, nga 22 qytetarë në Elbasan, Patos, 21 në Fier, 19 në Kavajë, 18 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Krujë, Korçë, 10 në Himarë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, Kuçovë, Belsh, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kurbin, Roskovec, Mallakastër, Librazhd, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Puke, Mirditë, Dibër, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Maliq, Pogradec, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Mat, Selenicë, Përmet.

Janë 6,189 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 33 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2, një 84-vjeçare nga Tirana.

Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 277,992 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të covid në vendin tonë janë regjistruar 287,694 të infektuar, ndërsa 277,992 janë shëruar. Kurse 3,513 persona nuk kanë mundur dot t’i mbijetojnë armikut të padukshëm.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Statistika (9 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 962

Të shëruar në 24 orë 416

Të shtruar në spitale 33

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 2245

Testime totale 1,865,425

Raste pozitive 287,694

Raste të shëruara 277,992

Raste Aktive 6,189

Humbje jete 3,513

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,757

Fier 444

Durrës 440

Vlorë 364

Shkodër 251

Berat 217

Elbasan 203

Gjirokastër 179

Lezhë 150

Korçë 91

Dibër 68

Kukës 25

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore përgjatë ...

08:21

Të shtëna me armë pranë Niklës

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në afërsi të Niklës. Mësohet se fillimisht ka pasur të shtëna me pistoletë, 5-6 herë dhe më pas të shtëna me ...

23:45

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI