Flash

Shiste telefona të kontrabanduar, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë

Lapsi.al 8 July 2022
Shiste telefona të kontrabanduar, arrestohet pronari i dyqanit në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 55-vjeçar, pasi në dyqanin e tij tregtonte telefona Iphone 13, të cilët ishin futur në Shqipëri në rrugë ilegale. Gjithashtu  uniformat blu kanë sekuestruar 27 aparate celularë iPhone 13 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar.

"Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Phones”

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Sekuestrohen 27 aparate celulare iPhone 13 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar.

Vihet në pranga administratori i subjektit që i tregtonte, procedohet në gjendje të lirë një punonjës i këtij subjekti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Phones”.

Si rezultat i tij u në arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. Q., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin me administrator shtetasin K. Q. dhe punonjës shtetasin F. Q., në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 27 aparate celulare, që dyshohet se janë futur kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural", shkruan policia.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI