Flash

Polici vrau veten me armën e shërbimit, zbulohet shkaku

Lapsi.al 8 July 2022
Polici vrau veten me armën e shërbimit, zbulohet shkaku

Një punonjës i policisë është vetëvrarë me armën e shërbimit, mbrëmjen e sotme në Delvinë. Sipas policisë, Eduard Beqiri., 54 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij.

54-vjeçari ishte me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë. Burime bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se jetonte i vetëm, pasi ishte i divorcuar.

Nga burime jo zyrtare për Gazetën Shqiptare, mësohet se shkak që polici 54 vjeçar, Eduart Beqiri, në Delvinë, i ka dhëne fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit kanë qenë problemet familjare.

Polici prej vitesh ishte me shërbim në Komisariatin e Delvinës me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në këtë Komisariat, ndërsa familjen e kishte në Gjirokastër.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Informacion paraprak

Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Zhduket 17 vjeçarja në Elbasan

Një 17 vjeçare është zhdukur në Gramsh para dy ditësh. Ka qenë babai i saj që ditën e djeshme ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e saj. "Më datë 07.07.20...

20:29

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI