Flash

Kurbin/ Zbulohen dy parcela me cannabis, arrestohet 59-vjeçari ndërsa një tjetër shpallet në kërkim

Lapsi.al 8 July 2022
Kurbin/ Zbulohen dy parcela me cannabis, arrestohet 59-vjeçari

Në kuadër të operacionit të koduar “Loading”, policia njofton se janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike. Mësohet se në Fushë Milot, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 59 vjeç, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotikë cannabis sativa të kultivuara, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Ndërkohë në një sipërfaqe toke në fshatin Shullaz, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, si dhe një armë zjarri automatik me një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale, shtetasi K. M., 50 vjeç, banues në Shullaz, Kurbin, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak".

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI