Flash

Heqje e mandatit të Xhaçkës/ Avokati: Ministrja nuk ka përfituar pasuri nga shteti

Lapsi.al 8 July 2022
Heqje e mandatit të Xhaçkës/ Avokati: Ministrja nuk ka

Këshilli për Regulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur sot për të diskutuar rreth kërkesës së grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Avokati Genc Cifligu ka përfaqësuar sot ministren Xhaçka në komision. Avokati i  ministres ka dhënë argumente, të cilat sipas tij e bëjnë të qartë që çështja nuk mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese pasi neni 70 i Kushtetutës parashikon që mandati i deputetit hiqet vetëm në rastet kur vërtetohet që deputeti ka përfituar vetë nga një pronë e pushtetit qendror apo vendor. Sipas tij argumentat e sjellë nga deputetet e Partisë Demokratike janë të përgjithshme, lënë hapësirë për abuzime dhe keqinterpretime.

Avokati Çifligu thotë se Kuvendi duhet ta dërgojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese, vetëm nëse plotësohen kërkesat e pikës 2, të nenit 70 të Kushtetutës së Shqipërisë, duke përmendur edhe vetë një vendim të Kolegjit të Gjykatës, e cila ka thënë qartë se kërkesa pranohet vetëm nëse deputeti ka ushtruar veprimtari përfituese vetë, dhe jo përmes familjarëve të tij.

"Nga ana e një grupi deputetësh që përfaqësojnë një të dhjetën e Kuvendit është paraqitur një mocion për Xhaçkën, kërkesa për heqjen e mandatit. Sipas mocionit, pretendohet se po ushtrohet nga ajo një veprimtari, veprimet e të cilës bien ndesh me pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës. Rregullorja e Kuvendit e ka parashikuar se si do të ndiqet për konstatimin e kufizimeve. Kuvendi bën verifikimin nëse mocioni i paraqitur ndaj një deputeti plotëson kërkesat juridike formale për vënien në lëvizjes të Gjykatës Kushtetuese. Nisur nga përmbajtja e pikës 3 në ato parashikohet se kur Kuvendi parashikon që ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Parashikohet se Kuvendi i drejtohet Gjykatës kur deputeti shkel detyrimet dhe kryen veprimtari përfituese që vijnë nga shteti. E drejta e Kuvendit nuk është e drejtë e palimituar, vetëm një shkelje Kuvendi ka të drejtë të vendosë dërgimin e çështjes në Kushtetuese. Nisur nga përmbajtja e pikave kolegji i gjykatës kushtetuese, është shprehur se: që Kuvendi të kërkojë mbarimin e mandatit duhet që shkelja të jetë kryer nga vetë deputeti dhe jo nga person tjetër. Sipas paragrafit 2, Kushtetua jonë ia ka deleguar rasteve të veçanta. Kërkesa për mocion, i referohet paragrafit 2 të Kushtetutës. Për shkak se siç pretendohet, rastet e parashikuara në pikën 2 nuk hyjnë në një çështje të Kushtetutës. ", tha avokati i Xhaçkës.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI