Flash

Greqia vendos rregulla të reja për turistët e infektuar me COVID

Lapsi.al 8 July 2022
Greqia vendos rregulla të reja për turistët e infektuar me COVID

Turistët që ndodhen në Greqi dhe infektohen me COVID në këtë shtet, nuk do t’u kërkohet që të karantinohen. Është ky vendimi i ri i qeverisë greke, lëshuar nga autoritetet vendase, shkruan Schengen Visa Info. Sipas një vendimi për protokollin shëndetësor të nxjerrë nga ministrat e Turizmit, Shëndetësisë dhe Ekonomisë për funksionimin e bizneseve turistike gjatë periudhës së pandemisë për vitin 2022, nuk do të ketë më dhoma në hotele që do të shërbejnë për karantinim.

Udhëtarët të cilët infektohen, nuk do të jenë të detyruar të respektojnë rregullat e izolimit gjatë qëndrimit në Greqi.

Gjithashtu, rregulli aktual që kërkon që të gjithë të infektuarit të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej pesë ditësh, nuk do të zbatohet për udhëtarët.

Të këshilluara

Bordi i Ramës rrit sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës. Një litër naftë do të shitet 240 lekë duke e rritur kështu me 5 lekë nga 235 lekë që ishte një ditë më parë. Nd...

16:55

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI