Flash

Flet autori i vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe

Lapsi.al 8 July 2022
Flet autori i vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe

Japonia u trondit ditën e sotme nga një sulm me armë gjatë fushatës elektorale, ku u qëllua për vdekje ish-kryeministri me jetëgjate në historinë e vendit, Shinzo Abe.

Abe u qëllua dy herë gjatë një takimi elektoral që po mbante në një prej rrugëve të qytetit të Naras.

Ekipi i sigurisë së ish-kryeministrit mundi ta neutralizonte në moment autorin, por Abe nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Autori është 41 vjeçari Tetsuya Yamagami, i cili pranoi se e qëlloi Abe-n me një armë artizanale të krijuar vetë, si dhe theksoi se e kreu aktin pasi kishte inat një “organizatë specifike” në të cilën mendonte se ish-kryeministri bënte pjesë.

Disa armë të tjera të punuara me dorë, të ngjashme me ato të përdorura në sulm, u konfiskuan pas një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, thanë oficerët e policisë në një konferencë për shtyp.

Çfarë dihet rreth të dyshuarit?

Tetsuya Yamagami, 41-vjeçar, është banor i qytetit të Naras. Ai raportohet të jetë një ish-anëtar i Forcave Detare të Vetëmbrojtjes së Japonisë, marinës së vendit, por ministria e mbrojtjes nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ende.

Transmetuesi japonez NHK raporton se Yamagami i tha policisë se ishte “i pakënaqur me Abe dhe donte ta vriste”.

Dëshmitarët okularë thanë se panë një burrë që mbante atë që ata e përshkruanin si një armë e madhe dhe qëlloi dy herë në drejtim të Abe-s nga pas.

Është e paqartë se si sulmuesi mori vesh paraprakisht për pjesëmarrjen e Abe-s në fushatë, pasi vizita u konfirmua vetëm mbrëmë vonë.

Të këshilluara

Zhduket 17 vjeçarja në Elbasan

Një 17 vjeçare është zhdukur në Gramsh para dy ditësh. Ka qenë babai i saj që ditën e djeshme ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e saj. "Më datë 07.07.20...

20:29

Bordi i Ramës rrit sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës. Një litër naftë do të shitet 240 lekë duke e rritur kështu me 5 lekë nga 235 lekë që ishte një ditë më parë. Nd...

16:55

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI