Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Xhelal Mziu nxjerr foton dhe akuza seksiste. Sherr me Ballukun

Lapsi.al 7 July 2022
Xhelal Mziu nxjerr foton dhe akuza seksiste. Sherr me Ballukun

Një interpelancë për rrugën e Arbrit mes Xhelal Mziut dhe Belinda Ballukut është shndërruar në një sherr me tone të forta seksiste mes dy protagoniste dhe deputeteve të tjera gra në parlament. Duke folur për kantierrin që lidh qytetin e tij Dibrën me kryeqytetin, Mziu ka treguar edhe një foto të ministres ( këtë këtu lart) në kohën kur ajo kishte shumë kile më tepër dhe ka vënë në dukje se si ka ndryshuar sot. 

Por e pamëshirshme ka qenë edhe kundërpërgjigjja e Ballukut: "Nuk kam ardhur këtu të tregoj nëse jam mirë nga pamja, por kam ardhur të bëj punën, punën të cilën nuk bëtë ju. Është turp për ju zonja që i lejoni kolegët tuaj të merren për të disatën herë me pamjen e jashtme të ministreve dhe deputetëve të PS-së” i tha ajo kolegeve të saj. Por Balluku nuk u ndal me kaq, ajo aludoi fort me një histori për të cilën Mziu është akuzuar për përdhunim në të shkuarën kiur drejtonte bashkinë e Kamzës. Vajza që atëhere pretendonte se qe agresuar nga Mziu u etiketua në shtyp me togfjalëshin shamikuqja, sipanj personazhit të një filmi turk.  “Ti i ke personale gjërat, u more dhe me pamjen time ti ndoshta më do dhe me shami të kuqe, po mua shamitë nuk më shkojnë kështu që qëndrojmë te teknalitetet e rrugës. E kam provuar dhe nuk më shkon shamia, e di që zotëria i ka preferencat me shami të kuqe" tha ajo.

Belinda Balluku, zvogëlon stomakun dhe deklaroi se ka Covid. Njësoj si  Erion Veliaj, ministrja përdor Covidin si justifikim – NOVA MEDIA ALB

Kështu, një debat politik që duhet të ishte zhvilluar për mabarrëvajtjen e rrugës ka degraduar në sherrnajë për ndërhyrjet krirurgjikale të Belinda Ballukut dhe për të shkuarën prej Don Zhuani agresiv të Xhelalit.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI