Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Travis Barker shihet në publik pas shtrimit në spital

Lapsi.al 7 July 2022
Travis Barker shihet në publik pas shtrimit në spital

Travis Barker, u fotografua duke ecur jashtë studios së tij të regjistrimit në Calabasas, Kaliforni, të martën pas shtrimit në spital.

"Ai është ngadalë në shërim dhe ndjek nga afër urdhrat e mjekëve të tij," i tregoi PEOPLE një burim i afërt me Barker.

Barker, më parë u tha 7.5 milionë ndjekësve të tij në Instagram të shtunën se ishte "shumë më mirë" pasi u shtrua për shkak të pankreatitit, një inflamacion i organit që ndihmon në tretjen dhe rregullimin e sheqerit në gjak.

"Ai po ankohej për ngërçe," tha një burim për PEOPLE një ditë pasi Barker u pa duke hyrë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai.

"Kourtney ishte e shqetësuar dje. Të dy ishin të shqetësuar," u shpreh  një burim tjetër. “Travis vuante nga dhimbje ekstreme në stomak dhe mezi mund të ecte”.

Bateristi që atëherë ka përditësuar fansat për shëndetin e tij, duke shkruar në Story-n e tij në Instagram të shtunën, "Unë hyra për një endoskopi të hënën duke u ndjerë mirë, por pas darkës, pata dhimbje torturuese dhe që atëherë jam shtruar në spital".

"Gjatë endoskopisë, më është hequr një polip shumë i vogël pikërisht në një zonë shumë të ndjeshme, zakonisht të trajtuar nga specialistë, i cili fatkeqësisht dëmtoi një tub kritik të drenazhit të pankreasit. Kjo rezultoi në pankreatit të rëndë kërcënues për jetën," shtoi ai. “Jam shumë shumë mirënjohës që me trajtim intensiv, aktualisht jam shumë më mirë”.

Kardashian gjithashtu ndau një përditësim në Instagram Story, duke vënë në dukje se ata ishin "shumë të prekur dhe mirënjohës" për mbështetjen që morën.

"Travis dhe unë shkuam për një endoskopi rutinë së bashku dhe ai përfundoi me pankreatit të rëndë, kërcënues për jetën".

Themeluesja e Poosh shtoi se ajo është "shumë mirënjohëse ndaj Zotit që shëroi burrin tim", si dhe për specialistët, mjekët dhe infermierët në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos./Lapsi.al

 

*PREMIUM-EXCLUSIVE* Calabasas, CA - Travis Barker is back on his feet following a health scare that put the Blink-182 drummer in the hospital. Trav is spotted arriving at his Calabasas recording studio wearing his usual dark clothing as he fist bumps a buddy on his way inside. Pictured: Travis Barker BACKGRID USA 5 JULY 2022 USA: +1 310 798 9111 / usasales@backgrid.com UK: +44 208 344 2007 / uksales@backgrid.com *UK Clients - Pictures Containing Children Please Pixelate Face Prior To Publication*

Të këshilluara

Së shpejti, muzikali 'Beauty and the Beast'

Me rastin e 30 vjetorit të nominimit për cmimin Oscars të Beauty and the Beast, Disney po bën një speciale dy-orëshe me veprim të drejtpërdrejtë/animuar. Jon...

14:48

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI