Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Reperi zbulon incidentin me Destiny's Child, kërkon falje publike

Lapsi.al 7 July 2022
Reperi zbulon incidentin me Destiny's Child, kërkon falje publike

Reperi Method Man ka rrëfyer së fundmi incidentin  me Destiny's Child.

Në një intervistë të re me podkastin My Expert Opinion të organizuar nga reperi Math Hoffa, anëtari i Klanit Wu-Tang u shpreh se ndihej i shpërfillur nga Beyoncé, Kelly Rowland dhe Michelle Williams e Destiny's Child ndërsa ishte në 2004 MOBO Awards.

Ndërsa merrte pjesë në shfaqjen e çmimeve për të mbështetur përfituesen e çmimit Icon, Janet Jackson, reperi u shpreh se e takoi grupin  dhe nuk ndihej sikur  përjetoi një ndërveprim të ngrohtë.

"Më kujtohet se sapo kisha dalë nga skena dhe aty ku ishim ulu, ishin vipat. Ne kishim *NSYNC këtu lart, Destiny's Child pikërisht atje, Tommy Lee ishte këtu," shpjegoi ai. "Dhe unë i shoh vajzat, kështu që u largova nga vendi im për të shkuar dhe për t'i përshëndetur.

Method Man vazhdoi, "Shkoj për t'u përshëndetur dhe kur u përshëndeta, ata as nuk u kthyen dhe të më flisnin."

Ai pa dyshim u lëndua nga shkëmbimi në atë kohë, por që atëherë e ka rivlerësuar përvojën. "Atëherë mendoja, 'Ata thjesht më sulmuan mua'. Kur në fakt ata as nuk më dëgjuan”, tha Method Man. "Ishte aq zhurmënë ".

Duke u ndjerë i fyer në këtë moment, artisti tregoi se nuk pranoi t'u shtrëngonte duart anëtarëve të grupit të vajzave në shenjë hakmarrjeje.

"Më pas, producenti Rockwilder, ai do të bënte këngën 'Bootylicious' për ta," kujtoi fituesi i Grammy. "Ai vjen pranë,dhe më prezanton me to: "Oh, ju e dini [Redman i Klanit Wu-Tang] dhe Meth?" Dhe ata u nisën për të më takuar, dhe unë nuk e zgjata dorën  dhe thashë: 'Boll u shtirët si të mira"

Ai shpjegoi, "Por unë duke qenë kaq i mjerë dhe në atë moment të frikshëm, u ndjeva sikur nuk po më trajtonin ashtu siç duhej të isha trajtuar. Kush jam unë që të mendoj kështu për këto vajza? Ato janë këtu për të promovuar veten dhe për të thyer rekorde dhe gjëra të kësaj natyre. Dhe nuk ishte për mua, por për JanetJackson."

"Dhe sot e kësaj dite, nuk mendoj se kam kërkuar ndonjëherë falje për këtë," përfundoi Method Man. “I kërkoj falje Beyonce-s, i kërkoj falje Kelly Rowland dhe Michelle – të gjitha nuk e meritonin këtë”.

Pas publikimit të episodit të podcast-it, nëna e Beyoncé, Tina Knowles-Lawson, shkoi në Instagram për t'iu përgjigjur kërkimit të faljes së reperit. "Faleminderit. Duhet një burrë i vërtetë për të treguar këtë histori! Një shembull kaq i mrekullueshëm për të rinjtë e tjerë . Mos supozoni se dikush po ju përçmon," shkruajti Tina./Lapsi.al

Të këshilluara

Së shpejti, muzikali 'Beauty and the Beast'

Me rastin e 30 vjetorit të nominimit për cmimin Oscars të Beauty and the Beast, Disney po bën një speciale dy-orëshe me veprim të drejtpërdrejtë/animuar. Jon...

14:48

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI