Flash

Grida Duma rreshtohet krah Berishës, tregon pse iu bashkua protestës së sotme

Lapsi.al 7 July 2022
Grida Duma rreshtohet krah Berishës, tregon pse iu bashkua protestës

Grida Duma sqaroi arsyet e pjesëmarrjes në protestën e opozitës, në një kohë kur shihej si një nga emrat që ishte rreshtuar si asnjëanëse në përplasjet e brendshme në selinë blu.

Duma shpjegoi në emisionin "Open" se protesta tregoi frymë dhe vlerësoi lëvizjen e Berishës, duke theksuar se verdikti u dha në 6 mars, ku kreu i PD pa logo dhe pa emër partie me vete i sfidoi të gjithë duke marrë popullin opozitar me vete.

Sipas Dumës,

DISKUTIMI

Grida Duma: Unë mendoj që është një pikëpyetje e madhe dhe nuk është aq e thjeshtë dhe vetë Berisha e di këtë pikëpyetje. Mbetet ta shikojmë në vijim, për 1 vit kemi zgjedhjet lokale. Aty nuk do na prevalojë testi është Berisha apo jo, por a kemi kandidatët më të mirë. Krizat e mëdha kërkojnë kohën e vetë dhe stabilizimin e faktorëve të vetë. Dhe PD nuk është parti pa elitën e vetë, ndaj elita e vetë do bëjë më të mirën.

Nuk kanë asnjë dyshim ndërkombëtarët për peshën që ka Berisha. Në bisedat e mia me to kanë treguar se dinë impaktin dhe peshën që ka Berisha në historinë e Shqipërisë. Çështja nuk është për impakt por për zgjerim. Ai në 6 mars pa logo por me frymën e tij e mori popullin me vete. Dhe këtë unë ja njoh Sali Berishës.

Eni Vasili: A do t’ia njohin ndërkombëtarët është pyetja?

Grida Duma: Mendoj se do ketë një rrugëzgjidhje. Dhe mendoj se çështjet që ka Berisha me SHBA-të nuk janë politike, por kanë thënë se është për korrupsionin, por ne duhet t’i shohim këto dosje që ata thonë se kanë.

Eni Vasili: Çfarë nënkuptoni me rrugëzgjidhje?

Grida Duma: Unë mendoj se të gjitha çështjet e zgjidhjes i takojnë Berishës. Njëherë duke zgjidhur dinjitetin e tij, më pas të frymës së PD dhe besoj se i takon atij për të gjetur një zgjidhje. Por besoj se elita e PD pavarësisht diversioneve duhet të mblidhet dhe të krijojë një strategji për të sjellë PD në pushtet. Çështja e personaleve ka ikur më 6 mars dhe tani është çështje e partisë.

Artur Zheji: Urime, urime për paqen dhe bashkimin e PD!

Grida Duma: Kanë ndodhur disa gjëra por frymë ka pasur. Fryma ka fituar po për bashkimin ka rrugë deri atje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI