Flash

Ekzekutivi britanik: Na duhet një lider i ri sa më shpejt

Lapsi.al 7 July 2022
Ekzekutivi britanik: Na duhet një lider i ri sa më shpejt

Sekretari britanik i biznesit Kwasi Kwarteng i është bashkuar thirrjeve për përfundimin e shpejtë të mandatit të Boris Johnson – në vend që të qëndrojë  në pushtet deri në tetor, shkruan skynews.

Çfarë gjendje dëshpëruese. Kaq shumë dëme të panevojshme të shkaktuara. Tani kemi nevojë për një udhëheqës të ri sa më shpejt të jetë e mundur. Dikush që mund të rikthejë besimin, të shërojë vendin dhe të përcaktojë një qasje të re, të arsyeshme dhe të qëndrueshme ekonomike për të ndihmuar familjet,” tha ai.

Një numër në rritje i deputetëve konservatorë thanë se Johnson duhet të tërhiqet tani dhe të lërë dikë tjetër të marrë drejtimin e vendit.

George Freeman,  tha se ata kishin nevojë për “një udhëheqës të ri konservator që të përpiqet të riparojë dëmin dhe të rikthejë besimin” për shkak të Boris Johnson. Ruth Davidson, ish-udhëheqësja e Konservatorëve në Skoci, tha: “Nuk ka asnjë mënyrë që ai të qëndrojë deri në tetor.

Është absurde të mendosh se mundet”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI