Flash

Braçe reagon ashpër ndaj ministres së Bujqësisë: Nuk dal të kërkoj vota pa fytyrë

Lapsi.al 7 July 2022
Braçe reagon ashpër ndaj ministres së Bujqësisë: Nuk

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi në Kuvend se do të vazhdojë të ngrejë zërin për fermerët shqiptarë sepse nesër do të jetë ai që do të kërkojë vota prej tyre.

Erjon Braçe iu drejtua me tone të ashpra ministres së Bujqësisë Frida Krifca, teksa deklaroi se disa grumbullues të cilët i konsideroi pjesë të një “karteli” bëjnë lojë të dyfishtë në kurriz të bujqve të Divjakës dhe Lushnjes duke i shitur prodhimet në Kosovë me çmime qesharake.

“Davidi është një djalë 28-vjeç ndërkohë që Bledi është një djalë 33-vjeç që ka ndryshuar disa biznese me radhe. Kësaj radhe duke qenë se na dëgjojnë ne u futën me kokë te biznesi i shalqinit. Nëse ju nuk dëgjoni ata do vij unë këtu të bërtas sepse para atyre do dal nesër unë. Do kërkoj vota unë. Dhe unë nuk kërkoj vota pa fytyrë.

Unë përmend emra sepse këta janë pjesë e një karteli që po bëjnë një lojë të ndyrë pa fund në kurriz të bujqve të Divjakës dhe Lushnjes. Këta nuk grumbullojnë për 5-6 ditë me radhë. Dhe pastaj po këta shesin në Kosovë me këto çmime qesharake dhe prej andej bëjnë eksportin me çmimet që shiten sot në Europë. Doni Fruits ka shitur me 22 cent në Zvicër, Në Kosovë ia shet vetes me 12 cent. Fraeno shet në Slloveni. Gazmir Kavaja shet me 00.7 cent.

Si i del që grumbullon atje me 7 lekë. Si i del? Gazmir Kavaja brenda të njëjtës ditë shet në Holandë me 18 cent. Nga 7 në 18 cent. E kuptoni lojën që po bëjnë? Pse duhet të marrë rrugën Davidi ku duhet të merret me familjen dhe tokën e tij. Pse ai tjetri duhet të emigrojë në moshën 37 vjeç? Ky është shqetësimi im. Prandaj bërtas unë zonjë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI