Flash

Bie qeveria britanike, Johnson pranon të japë dorëheqjen me një kusht

Lapsi.al 7 July 2022
Bie qeveria britanike, Johnson pranon të japë dorëheqjen me
Boris Johnson ka pranuar të japë dorëheqjen, shkruan BBC. Ai  dëshiron që në konferencën e partisë të vendoset një udhëheqës i ri konservator dhe dëshiron të qëndrojë si kryeministër deri atëherë. Johnson do të shpallë publikisht dorëheqjen e tij gjatë ditës së sotme.

Një zëdhënës tha: “Kryeministri do të mbajë një deklaratë për vendin sot.”

Dorëheqja e Boris Johnson do të thotë se gara për udhëheqje konservatore tashmë ka filluar zyrtarisht. Deputeti konservator Tobias Ellwood ka reaguar ndaj lajmit të fundit të dorëheqjes së planifikuar të Boris Johnson. Ai tha se është i kënaqur që e kuptoi dëmin që po i bënte jo vetëm partisë, por edhe raportit të Britanisë me ndërkombëtarët. Dorëheqja e tij është pasuar edhe nga dorëheqja e nënkryetares së Partisë Konservatore. Në letrën e saj të dorëheqjes, deputetja konservatore për Sleaford & North Hykeham tha se marrja e vendimit ishte e vështirë dhe se ishte një privilegj të shërbente në pozicionin e saj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI