Flash

Berisha betohet para flamurit dhe i drejtohet Ramës: Kurrë s’do ta falim votën

Lapsi.al 7 July 2022
Berisha betohet para flamurit dhe i drejtohet Ramës: Kurrë s’do

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ndodhet në shesh për t’u betuar se nuk do t’ia falë kurrë votën Ramës.

Më tej, kreu i PD premtoi se do të garantojë fjalën e lirë për shqiptarët, duke shtuar prerë se askush nuk do të guxojë ta prekë atë, pasi në të kundërt do të mjerohet.

“Edi Rama, jemi sot këtu për t’u betuar për këtë flamur, se votën kurrë nuk ta falim. Mos luaj me votën, sepse jemi të vendosur të mos frenojmë kurrë. Jemi të vendosur të bëjmë cdo sakrificë, që burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e Shqipërisë, të votojnë me dinjitet, të votojnë të lirë. Edi Rama, ti këto kohë, këto vite, je treguar armik i fjalës së lirë, armik i egër i fjalës së lirë, ke përdorur metodat e frikës dhe terrorit për t’iu mbyllur gojën shqiptarëve. Jam këtu pë të garantuar shqiptarët se fjala e lirë do të jetë motoja jonë, do të jetë beteja jonë dhe ata që guxojnë të prekin fjalën, do të mjerohen. Në këtë shesh, disa oratorë folën”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI