Flash

Amber Heard, në listën e zezë të Hollywoodit pas gjyqit

Lapsi.al 7 July 2022
Amber Heard, në listën e zezë të Hollywoodit pas gjyqit

Pas përfundimit të gjyqit mes Johnny Depp dhe Amber Heard, ka komente dhe thashetheme të ndryshme që qarkullojnë në lidhje me të ardhmen e karrierës së aktores.

Thashetheme të shumta thonë se ajo është futur në një "listë të zezë" nga shumë producentë të Hollywoodit dhe  nuk do të marrë pjesë në shumë filma që ishin planifikuar të ndodhnin me pjesëmarrjen e saj në to.Për më tepër, producentët mendohen dy herë para se ta marrin atë për një rol në një film, nga frika e rezultatit dhe pranimit të tij nga publiku.

Jeffrey Nightbyrd , ish agjenti i Heard është shprehur për mediat se ajo mund të ketë nevojë të prodhojë filmat e saj, sepse askush tjetër nuk është i gatshëm të rrezikojë ta ketë atë në xhirime.Megjithatë, ish agjenti duket se ka shpresë dhe duket se po u beson ende aftësive të aktores. Edhe pas ndalimit të punës me të.

"Askush nuk do ta marrë atë, kështu që ajo duhet të prodhojë  film të sajën", deklaroi Nightbyrd. "Unë do të vë bast se një ditë Amber do të prodhojë dhe drejtojë një film me një koncept origjinal."

Jeffrey filloi karrierën e aktores dhe punoi me të që kur ishte 17 vjeç. Marrëdhënia e tyre profesionale përfundoi në vitin 2018 kur ajo do të merrte pjesë në Aquaman. Ai i di  qëllimet si dhe pikëpamjet e saj për botën. Ai i krahason ato me Johnny Depp dhe përmend se ajo mund të dëshirojë të ndryshojë disa gjëra në personalitetin e saj, në mënyrë që të arrijë sukses. /Lapsi.al

Të këshilluara

Së shpejti, muzikali 'Beauty and the Beast'

Me rastin e 30 vjetorit të nominimit për cmimin Oscars të Beauty and the Beast, Disney po bën një speciale dy-orëshe me veprim të drejtpërdrejtë/animuar. Jon...

14:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI