Flash

Suedia dhe Finlanda në NATO, PS kërkon të përshpejtojë ratifikimin në Kuvend

Lapsi.al 6 July 2022
Suedia dhe Finlanda në NATO, PS kërkon të përshpejtojë

Partia Socialiste, me firmën e 30 deputetëve, ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të ratifikojë me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. PS kërkon të futet në rendin e ditës në seancën e nesërme.

“Bazuar në nenet 28 dhe 49 të Rregullores së Kuvendit, një grup prej më shumë se 28 deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste duke vlerësuar rëndësinë e dy projektligjeve të sjella nga Këshilli i Ministrave: "Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit te Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës" dhe "Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë" dhe duke shpresuar në mirëkuptimin e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, propozojnë:

1. Shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjeve: "Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës" dhe "Për propozimin e projektligjit "Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë".

2. Shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar të dy projektligjeve nga mbledhja e përbashkët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe e Komisionit të Politikës së Jashtme, e cila të zhvillohet gjatë punimeve të Seancës Plenare të datës 7 Korrik 2022 dhe të depozitohet Raporti i komisionit përgjegjës përpara shqyrtimit gjatë Rendit të Ditës.

3. Ndryshimi i Rendit të Ditës të Seancës Plenare të datës 7 Korrik 2022 duke përfshirë në rend dite si çështje për shqyrtim edhe dy projektligjet "Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës" dhe "Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë", thuhet në kërkesën e PS.

Kujtojmë se ditën e djeshme ambasadorët e NATO-s nënshkruan Protokollet e Aderimit për Finlandën dhe Suedinë në selinë e Alenacës, në prani të Ministrit të Jashtëm Finlandez Pekka Haavisto dhe Ministres së Jashtme suedeze Ann Linde.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “Ky është me të vërtetë një moment historik. Për Finlandën, për Suedinë, për NATO-n dhe për sigurinë tonë të përbashkët.”

Javën e kaluar në Samitin e Madridit, udhëheqësit e Aleatëve ranë dakord të ftojnë Finlandën dhe Suedinë për t'u bashkuar me NATO-n pas marrëveshjes së një memorandumi trepalësh midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë. Dje u nënshkruan Protokollet e Anëtarësimit, duke shënuar fillimin e procesit të ratifikimit. Tashmë Protokollet e Anëtarësimit duhet të ratifikohen nga 30 vendet anëtare.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI