Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Spoti tjetër i PD për 7 korrikun i dedikohet diasporës: U përzunë 600 mijë shqiptarë në 9 vite

Lapsi.al 6 July 2022
Spoti tjetër i PD për 7 korrikun i dedikohet diasporës: U

Partia Demokratike ka shpërndarë spotin e radhës në kuadër të protestës së nesërme që do të zhvillohet para Kryeministrisë dhe ai i dedikohet diasporës shqiptare.

“7 korriku, thirrja e diasporës për protestën në një spot. 600 mijë shqiptarë të larguar në nëntë vite. Shqipëria vazhdon të humbasë pjesën më vitale të saj. Shpopullimi i Shqipërisë nuk është një konspiracion, por një agjendë që shënon dramën më të madhe të vendit tonë – një dramë e shkaktuar nga humbja e shpresës dhe frika për të ardhmen”, thuhet në deklaratën e PD.

Sipas selisë blu diaspora përbën shtresën më të nëpërkëmbur nga qeveria, ndërsa thekson se tashmë ka një vizion konservator i përfaqësuar nga PD, që emigrantët shqiptarë e mbështesin dhe për këtë arsye i bashkëngjiten edhe protestës.

“Politikat e shpopullimit dhe një opozite e kapur shtynë intelektualët, shtresën e mesme, zanatçinjtë e rininë të braktisin familjet, komunitetin e pronën e tyre – gjerat më të shtrenjta për çdo individ. Por tani një drite shprese është ndezur dhe diaspora qëndron përkrah opozitës se vërtete. Diaspora përkrah vizionin konservator të Partisë Demokratike – e vetmja alternativë që mundëson ndryshimin e vërtetë. Komunizmi vriste rininë, intelektualet dhe fjalën e lire. Regjimi i sotëm i përzë nga Shqipëria, duke vrarë të ardhmen e atdheut tonë. Koha te ndalim te keqen sot. Nesër do te jete tepër vone! Në 7 korrik t’i themi jo agjendës së shpopullimit, të rikthejmë në atdhe shqiptarët e përzënë dhe t’i japim Shqipërisë një të ardhme!”, thuhet më tej.

Të këshilluara

Nisin zjarret edhe në Elbasan (VIDEO)

Një sipërfaqe me shkurre përreth ish-fabrikës së miellit në fshatin Hajdaran në Elbasan është përfshirë nga zjarri. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses v...

20:18

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI