Flash

Shtimi i rasteve me Covid-19 në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat kufizuese

Lapsi.al 6 July 2022
Shtimi i rasteve me Covid-19 në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk

Komitetit Teknik i Ekspertëve është mbledhur këtë të mërkurë pas rritjes së rasteve me Covid-19. Komiteti apeloi për vaksinimin e qytetarëve, por nuk ndryshoi asnjë masë kufizuese.

"Gjithçka është në përputhje me rrjedhën epidemiologjike. Nuk është rasti për të propozuar masë tjetër veç vaksinimit.", tha epidemiologia Eugena Tomini.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se rritja e infektimeve ka ardhur si pasojë e qarkullimit të variantit Omicron, gjatë javëve të fundit. Prej ditësh tashmë vendi ynë po përballet me rritje të rasteve me Covid, ndërsa një ditë më parë kishte 974 të infektuar në vetëm 24 orë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë, ndërsa janë 4,235 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI