Flash

Shtëpi bari në Fier/ Heroinë, kanabis, armë dhe granata në shtëpi, kapet babai e 2 djemtë

Lapsi.al 6 July 2022
Shtëpi bari në Fier/ Heroinë, kanabis, armë dhe granata

Një banesë ku kultivohej dhe prodhohej lëndë narkotike është identifikuar këtë të mërkurë në Fier. Policia njofton se 61-vjeçari Selman Gropa është arrestuar pasi kishte përshtatur banesën e tij për të kultivuar kanabis, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy djemtë te tij Elsem Gropa, 39 vjeç dhe Gazmend Gropa, 26 vjeç. Në këtë operacion janë sekuestruan 208 gramë heroinë, 17.5 kg kanabis në proces tharjeje dhe 1448 fara kanabis. Gjithashtu policia njofton se u asgjësuan bimë të dyshuara narkotike kanabis, që ishin kultivuar në një sipërfaqe toke në afërsi të kësaj banese dhe fidanë të dyshuar kanabis, të kultivuar në kubikë.

Në vijim të kontrollit të territorit, në zonën ku po zhvillohej operacioni, në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases Valentina Gropa, u gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara kanabis. Policia arrestoi 54 vjeçaren Valentina Gropa, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë" dhe "Mbajtja pa leje e municionit luftarak".

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI