Flash

Shehaj: Rama do përdorë amnistinë fiskale për të shpëtuar klientët e tij të përfshirë në krime financiare

Lapsi.al 6 July 2022
Shehaj: Rama do përdorë amnistinë fiskale për të

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaron se arsyeja e vërtetë se pse qeveria po kërkon të bëjë amnisti fiskale është skema e skema e evazionit e denoncuar përpara disa ditësh nga LSI. Sipas Shehaj, Rama e do amnistinë fiskale për të shpëtuar klientët e tij të përfshirë në evazion dhe krim financiar nga ndjekja penale. Deputeti thekson se me amnistinë i hiqet mundësia Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion që të hetojë kompanitë fantazma, të cilat kanë si ‘pronarë’, punëtorët e krahut, lavazhierët apo kamerierë.

"Skema e evazionit e denoncuar nga LSI është arsyeja e vërtetë se pse qeveria po kërkon të bëjë amnisti fiskale. Ndonëse fshihet pas emigrantëve, tashmë është e qartë se Edi Rama e do amnistinë fiskale për të shpëtuar klientet e tij të përfshirë në evazion dhe krim financiar nga ndjekja penale. Hetimi i prokurorisë për këtë skemë dhe vendimi gjyqësor i dalë pas tij nuk është drejtësi, por përpjekje për të varrosur drejtësinë. Fakti është se autoret e vërtetë te kësaj skeme evazioni nuk janë personat e dënuar, të cilët hapen kompanitë fiktive. Këta ndonëse kane pergjegjesitë e tyre, janë më së shumti punëtorë, lavazhierë dhe kamerierë te përdorur. Evazoret e vërtetë janë kompanitë, të cilat kanë marrë fatura fiktive nga këto kompani. Dhe përveç inceneratorëve, dyshohet se fatura fiktive nga këto kompani fantazmë kanë marrë edhe shumë kompani të afërta me qeverinë që janë fituesit më të mëdhenj të tenderave publikë, veçanërisht në infrastrukturë.

Prokuroria nuk e ndoqi zinxhirin e transaksioneve deri në fund. Kujt i faturuan qindra milionë euro kompanitë Lumi 06, Koleci 2003, Sopotonia, Froggy dhe shumë kompani të tjera fantazmë? Sigurisht që ja u faturuan klientëve të tenderave që jep qeveria. Përveç evazionit kjo skemë është dëshmi e korrupsionit të madh që ndodh me tenderat publikë. Sepse kompanitë që marrin tendera me vlera të fryra përkundrejt ryshfetit që japin tek qeveritarët, marrin fatura fiktiva nga kompanitë fantazmë për të justifikuar shpenzimet. Meqë të gjithë këta tashmë janë të përfshirë në skemë, qeverisë i duhet të amnistojë penalisht evazionin për të shpëtuar klientët e saj, me të cilat ndan paratë dhe për te mos lejuar drejtësinë qe te hetojë këtë krim te madh, i cili do të hapë kutinë e pandorës së korrupsionit qeveritar. SPAK dhe organet e drejtësisë duhet të hetojnë deri në fund këtë aferë të madhe, për të nxjerrë përpara ligjit përfituesit e vërtetë të këtij evazioni dhe korrupsioni gjigant", thuhet në statusin e Shehaj.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI