Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Këlliçi paralajmëron fakte: Lidhja mes Teatrit, Unazës së re dhe inceneratorëve

Lapsi.al 6 July 2022
Këlliçi paralajmëron fakte: Lidhja mes Teatrit, Unazës

Belind Këlliçi deputet i Partisë Demokratike në studion e “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka zbuluar se Inceneratorët, projekti i Unazës së Madhe dhe Teatri Kombëtar janë të lidhura.

“Ti dënon këto kompani, e fakton që ka evazion, dënon ministrin dhe jep lekët, miliona euro, edhe në kohë pandemie. Absurdi është se kjo del e pranon. Ditët në vijim do shihni se si ka mundësi që zonja kur ka qenë në drejtimin e Tatimeve, nisnin proceset nga hetimet Tatimore, hapte procesin për të bërë verifikime, por të kesh kompani që bën ananas, shet beton dhe kompani që shesin banane dhe blejnë çelik. Mbylleshin raportet.

Keni fakte?

Do të shihni dokumente në ditët në vijim se si Teatri Kombëtar inceneratorët Unaza re janë të lidhura me personat përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave dhe punëve.

Janë të njëjtat kompani pas të tre aferave. Na jepni edhe pak kohë. Është një telenovelë që nëse drejtësia do të ketë vullnet të shkojë deri në gjysmë, Erion Veliaj shkon para drejtësisë. Dokumentet do të publikohen në ditët në vijim”, tha ai.

Në lidhje me punën në Komisionin Hetimor, Këlliçi ka zbuluar se e ka bërë më së miri detyrën dhe ka zbuluar se ka bashkëpunuar edhe me LSI për informacione të cilat më pas i ka bërë publike.

“Jam i vetmi në atë komision që kam denoncuar me emër kompanitë të dënuara për rimbursim të TVSH dhe evazion fiskal. Nuk kam kompleks ta fsheh, kam pasur një bashkëpunim me LSi për informacione të plota që më janë vënë në dispozicion që i kam publikuar për publikun.

Kam denoncuar kopani që nuk janë më pjesë e raportit të fundit të dërguar në Parlament.

Besoj që detyrën si përfaqësues i PD në atë komision e kam bërë më së miri. Çdo informacion e kam bërë publik dhe vendimin e gjykatës së Kumanovës ku kishte bërë aksident ZV kryeministri Arben Ahmetaj, shkresa e Veliajt me firmë e vulë në mars 2017 që ndërroi fatin e inceneratori e Tiranës që i dha 128 milion euro për 24 orë. Mjafton ajo për të pasur pas hekurave Veliajn sot.

Një pjesë e kompanive janë të dënuara. Habia është që për këtë aferë dhe kontratat e Elbasanit është në burg Koka ndërsa kompanitë përgjegjëse nuk janë marrë ende në pyetje, nuk kemi askënd të ndiqet penalisht”, tha ai.

Të këshilluara

Nisin zjarret edhe në Elbasan (VIDEO)

Një sipërfaqe me shkurre përreth ish-fabrikës së miellit në fshatin Hajdaran në Elbasan është përfshirë nga zjarri. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses v...

20:18

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI