Flash

Djali mbyti babanë në Divjakë, policia jep detaje

Lapsi.al 6 July 2022
Djali mbyti babanë në Divjakë, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje rreth krimit të rëndë në Divjakë, ku djali mbyti babanë. Uniformat blu bëjnë me dije se Mitër Stasa, 85 vjeç u gjet pa jetë dhe me shenja dhune në banesën e tij në fshatin Remas.

Sipas policisë, dyshohet se i moshuari është mbytur nga djali i tij, Andrea Stasa, 58 vjeç. Mendohet se krimi i rëndë ka ardhur për motive të dobëta. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë.

"Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI