Flash

Aktori flet për gjendjen e Johnny Depp pas gjyqit

Lapsi.al 6 July 2022
Aktori flet për gjendjen e Johnny Depp pas gjyqit

Johnny Depp po rikthehet pas fitores së tij në gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard.

Miku i tij prej dy dekadash,aktori Greg Ellis ka hedhur pak dritë mbi gjendjen aktuale mendore të 59-vjeçarit.

Aktori i "Days of Our Lives" rrëfeu se Depp është "në gjendje shpirtërore të mirë" dhe pohoi se "pesha e botës është hequr nga supet e tij".

Ellis shpjegoi se mendon se aktori  po përpiqet të fokusohet në projektet e tij muzikore dhe të tjera filmike, pasi ky i fundit është parë së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar duke luajtur koncerte përkrah Jeff Beck.

"Pra, unë mendoj se ai është thjesht i lumtur që ia kthyen jetën dhe shpresoj që kjo të flitet më pak," tha ai, duke iu referuar gjyqit që përfundimisht çoi në një fitore prej 10.3 milionë dollarësh.

Ellis madje dha mendimin e tij për çështjen gjyqësore, e cila buronte nga një shkrim i Washington Post i vitit 2018 që Heard, shkroi në të cilin foli për abuzimin në familje.

“Është jashtëzakonisht e rrallë që dikush që është etiketuar si i padituri, i cili është vënë në pikëpyetje me pretendimin e rremë të dhunës në familje ,të dalë dhe të marrë çdo lloj fitoreje, aq më pak të ketë një zëPra, fakti që ai ishte në gjendje të fliste për herë të parë, dhe mendoj se ne pamë gjithashtu nga gjyqi, humanizmin e tij dhe shpirtin dhe natyrën e butë të njeriut,” vazhdoi ai. “Johnny ishte i qëndrueshëm dhe mori përgjegjësinë vetëm për gabimet e tij dhe gabimet që bëri. Ai kurrë nuk ka thënë se është perfekt.”

"Pirates of the Caribbean" ndahet në pesë filma dhe u shfaq premierë nga viti 2003 deri në vitin 2017.Një film i gjashtë thuhet se është në zhvillim, megjithëse Depp nuk është në bisedime për t'u rikthyer si pirati legjendar Captain Sparrow./Lapsi.al

Të këshilluara

Nicki Minaj, kundër Kanye West: Klloun

Nicki Minaj ndaloi performancën e saj në New Orleans të premten për t'i dhënë një mesazh, Kanye West. Gjatë performancës së saj kryesore në Festivalin e Kult...

11:40

Rihanna, miliarderja më e re në Amerikë

Rihanna së fundmi hyri në listën vjetore të Forbes të femrave më të pasura të vetë-bëra në Amerikë për të tretin vit radhazi, duke u renditur në vendin e 21-të....

17:48

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI