Flash

Rama: SHELL ka zbuluar në nëntokën shqiptare sasi të madhe gazi dhe nafte, ndryshon të ardhmen e vendit

Lapsi.al 5 July 2022
Rama: SHELL ka zbuluar në nëntokën shqiptare sasi të madhe

Në bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë. Rama tha se SHELL-i po realizon në nëntokën shqiptare një zbulim shumë të madh gazi dhe nafte, që sipas tij jo vetëm do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë por edhe ndikon në Europë.

"Këtu janë disa prej aktorëve kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë dhe ta zgjerojmë sa më shumë të jetë e mundur. Kemi edhe kënaqësinë e privilegjin për të pasur në  vendin tonë Shell-in. Kemi shumë shpresë që së shpejti do të mund të ndajmë me opinionin tonë publik dhe pse jo me atë rajonal dhe përtej rajonit një zbulim shumë të rëndësishëm. Shell po arrin të realizojë në vendin tonë. Ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol në të ardhmen energjitike të Europës.", tha Rama

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI