Flash

Loredana reagon pas shifrës së majme që kërkoi për Alba Festival

Lapsi.al 5 July 2022
Loredana reagon pas shifrës së majme që kërkoi për Alba

Alba Festival” konsiderohet si një nga festivalet më të mëdha të muzikës shqiptare në Europë. Festivali mbahet në Zvicër në datat 2 dhe 3 korrik. Disa nga emrat e këngëtarëve të ftuar për këtë vit ishin Elvana Gjata, Butrint Imeri, Dafina Zeqiri, Yll Limani, Tayna, Ledri Vula, Elita 5, Kida, Dhurata Dora, etj.

Por edhe festivali mbahet në vendin ku ajo jeton, është vënë re mungesa e një emri mjaft të dashur për publikun, flasim pikërisht për reperen Loredana.

Teksa ka bërë një Q&A në Instagramin e saj ajo është pyetur dhe për mungesën e saj në festival. Repereja nuk e ka zgjatur aspak por është shprehur se do duheshin 120 mijë euro për pjesëmarrjen e saj. Shumat e mëdha për koncertet nuk janë të padëgjuara për tregun shqiptar por me siguri kjo merr trofeun.

Menjëherë pas daljes së shifrës e cila si duket u refuzua nga organizatorët e festivalit rrjeti ka shpërthyer në kritika. Shumë fansa të këngëtares dhe përdorues të rrjeteve sociale e kanë konsideruar kërkesën e saj si diçka të tepruar. Komente ishin të shumta, por sipas tyre reperja duhet të ishte bashkë me kolegët e saj për ‘publikun e saj’.

Por reagimi i Loredanës në lidhje me kritikat është edhe më i papritur se shifra e kërkuar për pjesëmarrjen në festival. Këngëtarja ka postuar në Instastory ku shfaqet me një shumë të lartë parash në dorë duke reklamuar varëset dhe si rrjedhojë stilin e shtrenjtë të jetesës.

Të këshilluara

Rihanna, miliarderja më e re në Amerikë

Rihanna së fundmi hyri në listën vjetore të Forbes të femrave më të pasura të vetë-bëra në Amerikë për të tretin vit radhazi, duke u renditur në vendin e 21-të....

17:48

Regjisori i njohur, baba për herë të dytë

Regjisori i njohur Quentin Tarantino dhe bashkëshortja e tij,Daniella janë bërë prindër për herë të dytë. Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të dytë së bashku gj...

14:02

Një çift i ri në Hollywood

Aktorët e njohur Chris Rock dhe Lake Bell kanë ndezur thashethemet për një romancë mes tyre. Në fotot e siguruara nga Page Six, ata u panë duke dalë nga një ...

13:32

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI