Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Krujë, zjarr në masivin pyjor me pisha

Lapsi.al 5 July 2022
Krujë, zjarr në masivin pyjor me pisha

Një sipërfaqe e konsiderueshme pishash dhe shkurresh është përfshirë nga flakët në Krastë të Krujës. Zjarrfikësit po përballen me një situatë të rënduar në masivin e pishave të Krastës, ndërsa zjarri përparon me shpejtësi. Fillimisht zjarret kanë rënë në zonën pyjore afër fabrikës së vjetër të çimentos në Fushë-Krujë. Shumë hektarë janë përfshirë nga flakët, ndërsa zjarrfikësit lokalë vijojnë të punojnë në terren për të vënë nën kontroll situatën.

Mëngjesin e sotëm, zjarrfikësit vendosën nën kontroll tri vatra zjarri, po vatra të reja, rreth 6 7 vatra, janë ndezur në pjesë të tjera të masivit pyjor të pishave. Sipas zjarrfikësve, bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme dhe është njoftuar policia për situatën e krijuar dhe për të hetuar e vënë para përgjegjësisë penale zjarrvënësit.

Në kushtet e temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë, lufta me flakët është e vështirë, ndërsa nevoja për forca shtesë është e pranishme. Nuk ka ende një bilanc zyrtar të dëmeve në kurorën e gjelbër të Krastës, po paraprakisht deklarohet për mbi 10 hektarë pyll pishe të shkrumbuar.

Të këshilluara

Propozimi francez shkon në Kuvendin maqedonas

Propozimi francez do të diskutohet gjatë kësaj jave në Kuvend, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë deputetët e shumicës parlamentare të Maqedonisë së Ve...

17:10

(VIDEO) Përmbytet shëtitorja e Sarandës

Pak reshje shiu kanë bërë që shëtitorja e Sarandës të përmbytet nga uji. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Në video duken qartë trotuaret e përmbytura,...

00:17

Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Qeveria e Kosovës të hënën ka vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj ushtarak në Ukrainë. Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se Zë...

18:06

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI