Flash

Inceneratorë/ Kryemadhi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK, duhet vetëm t’i verifikojë

Lapsi.al 5 July 2022
Inceneratorë/ Kryemadhi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK, duhet

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Open’ foli për skandalin e inceneratorëve, ku të përfshirë ishin edhe dy të moshuar që rezultuan pronarë të disa kompanive.

Gjatë bisedës në studio, Kryemadhi u shpreh se bëhet fjalë për shifra shumë të mëdha dhe se për këtë çështjet të gjitha faktet do t’i dorëzohen SPAK dhe se sipas saj detyrë e SPAK është të verifikojë hetimet.

Pjesë nga biseda në studio: 

Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani: Bëtë një ndarje mes kompanisë koncensionare dhe kompanisë së Klodian Zotos. Këto janë të ndara?

Kryemadhi: Këto janë të ndara nga ana ligjore, por bashkë janë. Ka nënkontraktor Klodian Zoton. A mund të bëjë transparencë 900 mijë euro që ka paguar konsulencë vetvete, inceneratori i Tiranës. Dua të di çfarë fluturimesh ka bërë dhe çfarë konsulencë i ka bërë vetes vet. Në të gjitha kontratat e firmosura para dhe pas lidhje së koncesionit përfaqësimin e ka pasur Klodian Zoto.

Gazetare e Birn, Aleksandra Bogdani: Çfarë vërtet keni faktuar dhe çfarë është retorikë politike?

Kryemadhi: Shifrat janë shumë të mëdha. Me rëndësi është që edhe mungesa e vëmendjes krijon një inflacion dhe keqdashësi. Në rastin e dy pensionistëve…Jo të tria kompanitë kanë punuar me fatura me Klodian Zoton, është vetëm lumi 6 që ka punuar me fatura me Klodian Zoton. 10 mln dollarë janë inceneratorët që nxisin që të ç’bëjnë problematikën. Faturat e Klodian Zotos me këtë kompani nuk janë me 24 kompani, por me 15 kompani. Unë kam dorëzuar shtesë padie në nëntor dhjetor…Pra nga këto 15 kompani dolën edhe disa të tjera sepse ndërvepronin me njëra tjetrën, . Pra duke kontrolluar tek Lumi 6 dilje tek Sopotonia…Pra janë shkëmbime faturash…Libri i shitjeve është rreth 6.6 mln dollarë që i janë shitur dy pensionistëve. Pra faturat që futen në sistem dhe justifikohen.

Gazetarja e Birn, Bogadni: Sa kohë keni që i keni këto të dhëna?

Kryemadhi: Nuk ka lidhje sa kohë kanë, këtu është punuar, ka shqiptarë, një grup të rinjsh dhe të rejash që kanë punuar si milingona në detajimin dhe evidentimin e tyre. Pa u dorëzuar ky material në SPAK ne nuk do të dorëzojmë asnjë dokument. SPAK e ka gati dhe mund të bëjë vetëm verifikimin e tyre.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI