Flash

Harry Styles reagon pas të shtënave në Kopenhagë pranë koncertit

Lapsi.al 5 July 2022
Harry Styles reagon pas të shtënave në Kopenhagë pranë
Harry Styles ka reaguar pasi anulimit të shfaqjes së tij në Kopenhagë të dielën, më 3 korrik, ku u vranë tre persona në një qendër tregtare pranë vendit të koncertit. Këngëtari i "As It Was"ishte planifikuar të performonte në Royal Arena gjatë një ndalese në turneun e tij Love On. DPërmes rrjetit social,Twitter,Harry tha se ishte "zemërthyer" nga lajmi tragjik dhe u kërkoi fansave të tij "të kujdesemi për njëri-tjetrin". “Unë jam zemërthyer së bashku me njerëzit e Kopenhagës”, ka shkruar ai. “E adhuroj këtë qytet. Njerëzit janë kaq të ngrohtë dhe plot dashuri. Jam i dëshpëruar për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të lënduarit. Më vjen keq që nuk mund të ishim bashkë. Ju lutemi kujdesuni për njëri-tjetrin. H” Policia arrestoi një 22-vjeçar që besohet të jetë autori menjëherë pas sulmit, i cili raportohet se vrau dy 17-vjeçarë, një 47-vjeçar dhe gjithashtu la katër persona të shtruar në spital. Inspektori i policisë së Kopenhagës Søren Thomassen u tha gazetarëve se nuk kishte asnjë indikacion se dikush tjetër ishte i përfshirë në të shtënat - por ishte shumë herët për të spekuluar mbi një motiv. “Nuk ka asgjë në hetimin tonë, apo dokumentet që kemi shqyrtuar, apo gjërat që kemi gjetur, apo deklaratat e dëshmitarëve që kemi marrë, që mund të vërtetojë se ky është një akt terrorizmi”, deklaroi Thomassen./Lapsi.al

Të këshilluara

Rihanna, miliarderja më e re në Amerikë

Rihanna së fundmi hyri në listën vjetore të Forbes të femrave më të pasura të vetë-bëra në Amerikë për të tretin vit radhazi, duke u renditur në vendin e 21-të....

17:48

Regjisori i njohur, baba për herë të dytë

Regjisori i njohur Quentin Tarantino dhe bashkëshortja e tij,Daniella janë bërë prindër për herë të dytë. Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të dytë së bashku gj...

14:02

Një çift i ri në Hollywood

Aktorët e njohur Chris Rock dhe Lake Bell kanë ndezur thashethemet për një romancë mes tyre. Në fotot e siguruara nga Page Six, ata u panë duke dalë nga një ...

13:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI