Flash

E rëndë në Patos/ I riu qëllon disa herë me thikë në qafë e bark nënën e tij

Lapsi.al 5 July 2022
E rëndë në Patos/ I riu qëllon disa herë me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Fier. 30-vjeçari Klaudio Çobaj ka plagosur me thikë nënën e tij. Çobaj, pas një sherri verbal, ka masakruar nënën e tij Donika Çobaj. Gruaja 50-vjeçare ka marrë goditje të shumta me thikë duke i shkaktuar plagë në qafë, bark dhe këmbët. 50-vjeçarja ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë.

Deti tani nuk bëhen të ditur rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkohë vazhdon puna për kapjen e 30-vjeçarit.

"Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI