Flash

345 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Lapsi.al 5 July 2022
345 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës

Të paktën 345 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë si rezultat i pushtimit rus dhe 644 janë plagosur, sipas një njoftimi nga zyra e prokurorit të përgjithshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Shumica e viktimave të fëmijëve janë raportuar në rajonin e Donetskut (345), pasuar nga rajonet e Kharkiv (185), Kiev (116), Chernihiv (68), Luhansk (61), Mykolaiv (53), Kherson (52) dhe Zaporizhia (31).

Sipas Ukrainës, shifrat nuk janë përfundimtare. Më 3 korrik, një vajzë 9-vjeçare vdiq në qytetin Sloviansk, rajoni Donetsk. Më 3 korrik, trupat ruse bombarduan edhe një herë qytetin e Bakhmut, rajoni i Donetskut.

Një djalë 2-vjeçar dhe një vajzë 4-vjeçare kanë mbetur të plagosur. Përveç kësaj, sulmet e përditshme ajrore të Rusisë dëmtuan 2102 institucione arsimore në të gjithë Ukrainën. Nga të cilat 215 u shkatërruan plotësisht.

Të këshilluara

Kina fut në karantinë 1.7 milionë banorë

1.7 milionë banorë në Anhuit në Kinë janë vënë në alarm për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve të koronavirusit. Pas njoftimit të rreth 300 infeksioneve ...

11:57

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI