Flash

Zelensky: Rindërtimi i Ukrainës është mision i botës demokratike

Lapsi.al 4 July 2022
Zelensky: Rindërtimi i Ukrainës është mision i botës

“Lufta e Rusisë nuk është vetëm një përpjekje për të marrë tokën tonë, por një sfidë për sistemin europian.”

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymy Zelensky gjatë konferencës në Lugano për rindërtimin e Ukrainës, sipas la repubblica.

Ai tha se Rusia dëshiron të tregojë se Europa është e dobët dhe se nuk mund të mbrojë vlerat e saj. “Prandaj, rindërtimi i Ukrainës nuk është vetëm një fakt lokal, por misioni i gjithë botës demokratike”, theksoi Zelensky.

Rikujtojmë se në një deklaratë ditën e sotme edhe Ursula von der Leyen shprehu mbështetjen për rindërtimin e Ukrainës.

“Konferenca e Luganos është një hap themelor për të rënë dakord në lidhje me  parimet e përpjekjes së ndërkombtarëve për rindërtimin e Ukrainës”, tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një mesazh në Twitter.

Të këshilluara

Kina fut në karantinë 1.7 milionë banorë

1.7 milionë banorë në Anhuit në Kinë janë vënë në alarm për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve të koronavirusit. Pas njoftimit të rreth 300 infeksioneve ...

11:57

Trupat ukrainase tërhiqen nga Lysychansk

Rusia ka deklaruar se ka nën kontroll rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, pasi ka marrë në kontroll Lysychansk, qytetin e fundit të kontrolluar nga ukrainasit ...

08:21

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI