Flash

'Valë e re Covid-19 në shtator?'/ Biontech dhe Pfizer marrin porosi në miliarda euro nga SHBA

Lapsi.al 4 July 2022
'Valë e re Covid-19 në shtator?'/ Biontech dhe Pfizer marrin

Qeveria e SHBA-së porosit vaksina disa milionë vaksina kundër koronës tek kompanitë farmaceutike Pfizer dhe Biontech. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për vjeshtën dhe kanë porositur më shumë se 100 milionë doza vaksine kundër virusit korona nga kompanitë Biontech dhe Pfizer. Uashingtoni njoftoi se është arritur një marrëveshje për të blerë 105 milionë doza vaksinash me një çmim prej3.2 miliardë dollarësh.Qeveria e SHBA-së ka frikë nga një rritje e re e numrit të infeksioneve në vjeshtë.

USA Mississippi | US Soldat erhält Impfung

Porosia përfshin vaksina si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Furnizimi me vaksinat kundër COVID-19 është planifikuar të fillojë në fund të verës. Sipas shefit të Pfizer, Albert Bourla, bëhet fjalë për vaksina që mund të mbrojnënë mënyrë specifike kundër varianteve më të reja të virusit si p.sh. Omikron.Një vaksinë kundër shumë virusesh korona

Me vaksinat kundër Covidit, kompania Biontech po punon me partnerin e saj amerikan, Pfizer jo vetëm për një vaksinë të përshtatur me variantin shumë ngjitës Omikron, e cila pritet të marrë miratimin e mundshëm për përdorim në vjeshtë.

[caption id="" align="alignnone" width="700"]Deutscher Zukunftspreis 2021 Kompania BioNTech me qendër në Main[/caption]

Në gjysmën e dytë të vitit kompania me qendër në Mainz dëshiron të fillojë gjithashtu testimin klinik të vaksinave të gjeneratës së ardhshme, të cilat pritet të ofrojnë mbrojnë kundër një numri të madh virusesh korona. Këto përfshijnë vaksina për forcimin e qelizave T, të cilat mbrojnë kryesisht kundër sëmundjeve të rënda, dhe vaksina ndaj pan-koronavirusit, të cilat janë krijuar për të mbrojtur kundër të gjithë familjes së virusit dhe mutacioneve të tij. Qëllimi është “të ofrohet mbrojtje e përhershme kundër varianteve të ndryshme”./ Deutsche Welle

Të këshilluara

Trupat ukrainase tërhiqen nga Lysychansk

Rusia ka deklaruar se ka nën kontroll rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, pasi ka marrë në kontroll Lysychansk, qytetin e fundit të kontrolluar nga ukrainasit ...

08:21

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI