Flash

Trupat ukrainase tërhiqen nga Lysychansk

Lapsi.al 4 July 2022
Trupat ukrainase tërhiqen nga Lysychansk

Rusia ka deklaruar se ka nën kontroll rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, pasi ka marrë në kontroll Lysychansk, qytetin e fundit të kontrolluar nga ukrainasit në rajon, shkruan The Guardian.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se forcat e tyre kishin vendosur “kontroll të plotë” mbi Lysychansk dhe disa vendbanime aty pranë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.

Komanda ushtarake e Ukrainës konfirmoi të dielën në mbrëmje se trupat e saj ishin detyruar të tërhiqeshin nga qyteti, në të kundërt pasojat do të ishin fatale.

“Ne u tërhoqëm për të mbrojtur jetën e ushtarëve ukrainas,”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pranoi humbjen e qytetit, duke u zotuar të rimarrë sërish kontrollin e zonës. Marrja ruse e Lysychansk do të thotë se Moska në fakt ka fituar kontrollin e të gjithë rajonit të Luhanskut, si dhe më shumë se gjysmën e rajonit të Donetsk, që pëfshin rreth 75% të dy rajoneve lindore, të cilat njihen kolektivisht si Donbas.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI