Flash

Skema evazioni fiskal me incineratorët, Kryemadhi: Dy pensionistë 90-vjeçar blenë biznese me 30 mln dollarë

Lapsi.al 4 July 2022
Skema evazioni fiskal me incineratorët, Kryemadhi: Dy pensionistë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, denoncoi sot fakte të reja për aferën e inceneratorëve. Kryemadhi ka thënë se janë 24 kompani të cilat janë të lidhura dhe dyshohet se kanë kryer evazion fiskal me Klodian Zoton të lidhur me Inceneratorët.

Mes të tjerash, kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë. Dy të moshuarit në foto, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi rezultojnë me pasuri marramendëse.

 

“I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tejtër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten grumbullim i vranësirave duke gje...

07:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI