Flash

Për të gjithë përdoruesit e Gmail kujdes nga ky mesazh

Lapsi.al 4 July 2022
Për të gjithë përdoruesit e Gmail kujdes nga ky mesazh

Përdoruesit e Hotmail dhe Gmail duhet të jenë të kujdesshëm për një mesazh fals që supozohet se vjen nga ekipi i Mbështetjes së Facebook. Email-i i mashtrimit, që u theksua nga ekspertët e sigurisë kibernetike në Trustwave, pretendon se llogaria e një përdoruesi të Facebook është në rrezik të fshihet pasi u zbulua se shkel standardet e komunitetit. Përdoruesit të Facebook-ut i thuhet të klikojë në një link për të pasur një bisedë me ekipin mbështetës të Facebook në Messenger, por gjithçka është thjesht një mashtrim për të vjedhur të dhënat e Facebook.

Raporti i Trustwave theksoi një nga mesazhet mashtruese që ata vunë re, që emërtohet 'mesazh i ri nga Facebook'.

Në email thuhej: "Faqja juaj është planifikuar për fshirje pasi ka shkelur standardet tona të komunitetit’.

"Nëse nuk dëgjojmë nga ju brenda 48 orëve, faqja në fjalë do të fshihet automatikisht. Ju mund ta apeloni këtë vendim më poshtë duke vizituar kutinë e suportit".

Email-i më pas ka një buton Apelo Tani, mbi të cilin mund të klikohet nga Hotmail, Gmail, Outlook.

Më pas, ju drejtojnë në një faqe të rreme apelimesh në Facebook dhe një bisedë false me Messenger, që është e organizuar nga Google Firebase.

E gjithë kjo është bërë për ta bërë mashtrimin të duket më bindës, përdoruesve të Facebook-ut u kërkohet të japin emrin e tyre të plotë, adresën e emailit, emrin e faqes dhe numrin e celularit si pjesë e procesit të apelimit. Përdoruesve të Facebook iu kërkua gjithashtu të jepnin detaje të vërtetimit me dy faktorë nëse kjo ishte e aktivizuar në llogarinë e tyre.

Nëse përdoruesit e Facebook-ut japin këto detaje, jo vetëm që mund të çojë në nxjerrjen jashtë prej llogarive të tyre, por nëse ripërdorin fjalëkalime nëpër shërbime të shumta, kjo mund të çojë në marrjen e çelësave nga hakerat për një mori shërbimesh të tjera.

Fatmirësisht, pasi Trustwave vuri re këtë mashtrim, faqet e rreme në Facebook të lidhura me mashtrimin dhe uebsajti i phishing janë hequr. Por Trustwave bëri thirrje për të qenë të kujdesshëm për të mos rënë pre e mesazheve të tilla në të ardhmen.

Të këshilluara

15 vite nga prezantimi i Iphone të parë

Gazetarë, analistë, profesionistë të fushës dhe fansat e kishin hamendësuar krijimin e një telefoni Apple që para një viti, kur Steve Jobs u ngjit në skenën e M...

10:09

Trendet më të fundit të rroba banjove

Vera dhe plazhi ka nisur të ndihet çdo ditë e më shumë me rritjen e temperaturave. Me siguri, një pjesë prej jush kanë nisur të bëjnë edhe planet për pushime. P...

13:35

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI