Flash

'LSI në protestën e 7 korrikut?'/ Kryemadhi: Kushdo që beson se Shqipëria po vidhet nga hajduti i gjatë, të jetë prezent

Lapsi.al 4 July 2022
'LSI në protestën e 7 korrikut?'/ Kryemadhi: Kushdo që

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut, të thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kryemadhi tha se kush mendon që shqiptarët vidhen nga hajduti Edi Rama, që paguan mbi 80 mijë dollarë çdo ditë inceneratorët, ka një arsye për të protestuar më 7 korrik.

“Sigurisht që LSI është e ftuar për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut. LSI dhe anëtarët e saj kanë marrë pjesë në çdo lloj proteste dhe të shoqërisë civile dhe kur kanë qenë individë të cilët kontrolloheshin nga Edi Rama për të bërë protesta për të larguar vëmendjen nga një proces tjetër që ishte shumë delikat për Edi Ramën se nuk e shqetësonte Edi Ramën rritja e çmimeve dhe nuk e shqetëson fare. Unë mbaj mend Ramën që i tha dikujt mos u merr me çmimin e naftës se unë do merrem me ty që s’ke para në xhep dhe blen naftën që ia hedh makinës tënde. Pra, çështja e protestës së 7 korrikut është një protestë që kush mendon që shqiptarët vidhen nga hajduti i gjatë Edi Rama, se ai ashtu tha s’ka hajdut të gjatë, por na doli hajdut me server, që paguan mbi 80 mijë dollarë çdo ditë inceneratorët, ka një arsye për të protestuar më 7 korrik dhe jo vetëm për këtë gjë.", tha Kryemadhi.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten grumbullim i vranësirave duke gje...

07:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI