Flash

Harry Styles anulon koncertin në Danimarkë

Lapsi.al 4 July 2022
Harry Styles anulon koncertin në Danimarkë

Ylli britanik i popit, Harry Styles, ka anuluar performancën e tij në Kopenhagen, pasi disa të shtëna ndodhën në një qendër tregtare pranë vendit të koncertit ku ai kishte planifikuar të performonte.

Tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në të shtënat masive të dielën në Field's, një qendër tregtare në kryeqytetin danez. Styles do të performonte aty pranë, në Royal Arena, por njoftoi se shfaqja nuk do të ndodhte më, duke përmendur tragjedinë.

"Unë jam zemërthyer së bashku me njerëzit e Kopenhagen. E adhuroj këtë qytet. Njerëzit janë kaq të ngrohtë dhe plot dashuri," shkroi Styles në Twitter. "Jam i shkatërruar për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të lënduarit. Më vjen keq që nuk mund të ishim bashkë. Ju lutem, kujdesuni për njëri-tjetrin."

Data e turneut të ardhshëm të Styles është planifikuar për të martën në Paris, Francë.

Të këshilluara

Big Sean së shpejti baba

Dy këngëtarët e famshëm, Big Sean dhe Jhené Aiko, do të bëhen prindër. Lajmin e ka konfimruar Page Six dhe një përfaqësues i Aiko tha: "Çifti janë shumë t...

13:46

Ricky Martin, sërish në telashe ligjore

Një gjykatës ka lëshuar një urdhër ndalimi kundër këngëtarit, Ricky Martin. Urdhri u nënshkrua të premten dhe autoritetet vizituan një lagje luksoze në qytet...

13:01

Amber Heard apelon vendimin e gjyqit

Brenda një muaji nga vendimi në padinë e Johnny Depp dhe Amber Heard për shpifje, ekipi ligjor i Amber Heard ka filluar procesin e apelimit. Sipas dosjeve të m...

11:33

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI