Flash

Çmendet inflacioni në Turqi, arrin 78.6%: më i larti në dekada!

Lapsi.al 4 July 2022
Çmendet inflacioni në Turqi, arrin 78.6%: më i larti në

Inflacioni në Turqi mbërriti në muajin qershor në 78.6 për qind, niveli më i lartë ky në 24 vjet. Instituti turk i statistikave pohoi se një shifër e tillë nuk ishte regjistruar më që prej shtatorit 1998, kur inflacioni i përvitshëm u llogarit ne 80.4%.

Ekspertët ia faturojnë këtë situatë politikave ekonomike të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, që janë duke e rënduar sipas situatën akoma edhe më shumë.

Ndërkohë Por, vlerësimet jozyrtare të publikuara nga ekonomistët në Turqi tregojnë se rritja e çmimeve është dyfish më i lartë krahasuar me shifrat e prezantuara nga autoritetet.

Në maj, inflacioni ishte 73.5 për qind dhe 15.0 për qind në fillim të vitit të kaluar. Dhe duket se gjendja nuk do të stabilizohet shpejt: javën që shkoi, ministri turk i ekonomisë u zotua se çmimet e konsumit do të fillojnë të bien në muajin dhjetor, e atëherë sipas tij, do të nisë të shihet rënia e inflacionit.

Zyrtarët vendas thonë se situata e krijuar në qershor u nxit nga rritja prej 123.4 për qind e kostos së transportit dhe rritja me 94 për qind të pijeve joalkoolike. Përkqesimi i situatës ekonomike nisi vitin e kaluar, kur Erdogan detyroi Bankën Qendrore të ulte normat e interesit.

Edhe pse u pa qartë se kjo lloj politike i rriti cmimet e konsumit, presidenti turk nuk e pranon modelin konvencional ekonomik dhe insiston se normat e larta të interesit shkaktojnë rritje të çmimeve./ TCH

Të këshilluara

Kina fut në karantinë 1.7 milionë banorë

1.7 milionë banorë në Anhuit në Kinë janë vënë në alarm për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve të koronavirusit. Pas njoftimit të rreth 300 infeksioneve ...

11:57

Trupat ukrainase tërhiqen nga Lysychansk

Rusia ka deklaruar se ka nën kontroll rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, pasi ka marrë në kontroll Lysychansk, qytetin e fundit të kontrolluar nga ukrainasit ...

08:21

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI