Flash

'Çështja Babale'/ Berisha: Rama dhe grupi mafioz duan t’i marrin mandatin Salianjit

Lapsi.al 4 July 2022
'Çështja Babale'/ Berisha: Rama dhe grupi mafioz duan

Në konferencën për mediet, para mbajtjes së seancës gjyqësore në Apel, ku do të paraqitet deputeti Ervin Salianji, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për çështjen “Babale”. Kryedemokrati Berisha tha se Rama do që t’i marrë mandatin e deputetit Ervin Salianjit, me gjyqin që ka ndaj vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa. Ai, po ashtu, hodhi akuza ndaj ish-drejtuesit të policisë së shtetit Ardi Veliu. Berisha u shpreh se Gerin Xhafa, vëllai i Fatmir Xhafajt, furnizonte tregun Italian me drogë dhe në këtë veprimtari kriminale është i implikuar direkt Ardi Veliu.

"Në këtë akt kriminal janë të implikuar direkt Ardi Veli, famëziu Nushi që është në arrest sot, punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar të cilët njëlloj si të ishin agjentë të sigurimit të Enver Hoxhës se bëhej fjalë për Agron Xhafën shkelmuan mbi detyrën e ligjin, deklaruan se zëri ishte i Agron Hysenit.” Deklaratë të cilën e hodhi poshtë laboratori i analizës së zërit në Britaninë e Madhe. Nisi proces ndaj Ervin Salianjit dhe gazetarit. Po cili ishte gjykatësi që dha në shkallën e parë dënimin? Ai ishte një kriminel i mirëfilltë, një trafikant, një anëtar i bandës së Lushnjës. Ai ishte Artan Gjermeni. Ai është implikuar në trafiqe njerëzore të qytetarëve shqiptarë të inkriminuar për në SHBA. Ai është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga këta qytetarë nga SHBA sepse fshinte penalitetet e kriminelëve shqiptarë kundrejt 10 mijë eurove.", u shpreh Berisha.

 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten grumbullim i vranësirave duke gje...

07:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI