Flash

Adele flet për rënien nga pesha: Më ndihmoi me ankthin

Lapsi.al 4 July 2022
Adele flet për rënien nga pesha: Më ndihmoi me ankthin

Adele ka folur së fundmi për humbjen e saj dramatike të peshës dhe sesi ka ndikuar në problemet e saj me shëndetin mendor.

Duke folur në emisionin “Desert Island Discs” në Radio 4, Adele tha se e kuptonte pse shtypi kishte qenë kaq i interesuar për humbjen e saj në peshëpasi ajo nuk e ndau publikisht udhëtimin e saj “si gjithë të tjerët”.

Duke folur me prezantuesen Lauren Laverne, ajo vazhdoi: “U ndjeva keq që disa njerëz  mendonin se komentet e të tjerëve nënkuptonin se nuk dukeshin mirë ose se nuk ishin të bukur.

“Disa nga ata që pashë ishin të rinj, ishin si 15 vjeç. Dhe kishte disa njerëz të tjerë që ndiheshin shumë të tradhtuar nga unë, duke qenë si ‘Oh ajo iu nënështrua presionit të ndjekësve'

“Gjë që nuk më shqetësoi vërtet sepse ata nuk ishin pranë meje në në orën 4 të mëngjesit, kur unë po qaja,kisha ankth dhe nevojë për ndihmë.”

Artistja, e cila kryesoi festivalin britanik Summer Time këtë fundjavë, ka folur më parë sesi ushtrimet e ndihmojnë me ankthin e saj.

"Ishte koha ime," u shpreh ajo për Vogue . “E kuptova që kur isha duke ushtruar, nuk kisha asnjë ankth”.

Fituesja e Grammy gjithmonë i ka hedhur poshtë pretendimet se ka bërë dietë ose ka provuar "agjërim me ndërprerje, duke këmbëngulur: "Unë ha më shumë se dikur sepse stërvitem shumë".

Dreka e saj thuhet se shpesh përbëhet nga një sallatë lakër jeshile me majdanoz, selino, mollë dhe arra  me vaj ulliri dhe lëng limoni./Lapsi.al

Të këshilluara

Big Sean së shpejti baba

Dy këngëtarët e famshëm, Big Sean dhe Jhené Aiko, do të bëhen prindër. Lajmin e ka konfimruar Page Six dhe një përfaqësues i Aiko tha: "Çifti janë shumë t...

13:46

Ricky Martin, sërish në telashe ligjore

Një gjykatës ka lëshuar një urdhër ndalimi kundër këngëtarit, Ricky Martin. Urdhri u nënshkrua të premten dhe autoritetet vizituan një lagje luksoze në qytet...

13:01

Amber Heard apelon vendimin e gjyqit

Brenda një muaji nga vendimi në padinë e Johnny Depp dhe Amber Heard për shpifje, ekipi ligjor i Amber Heard ka filluar procesin e apelimit. Sipas dosjeve të m...

11:33

Travis Barker flet pas shtrimit në spital

Travis Barker ka konfirmuar lajmet se "pankreatiti kërcënues për jetën" luajti një rol në shtrimin e tij të fundit në spital. “Unë hyra për një endoskopi të ...

13:36

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI