Flash

50 Cent reagon ndaj akuzave për producentin e njohur

Lapsi.al 4 July 2022
50 Cent reagon ndaj akuzave për producentin e njohur

Reperi i njohur 50 Cent kafolur së fundmi mbi akuzat ndaj producentit Randall Emmett.

Reperi ndau mendimet e tij përmes Instagramit të premten, një ditë pasi Los Angeles Times publikoi një artikull ku akuzonte Emmett se ofronte role aktrimi në këmbim të favoreve seksuale.

“Shihni se kjo është arsyeja pse e detyrova të më jepte paratë e mia deri të hënën”, ka shkruar ainë postimin. "Pastaj pasi ai duhej të qëndronte 100 metra larg meje."

Mirëpo, pavarësisht komentit, ekipi i producentit  këmbëngul se ai nuk ka asnjë problem me artistin.

“Randall do të jetë gjithmonë mirënjohës për miqësinë e tij dhjetëvjeçare me 50 Cent dhe ka respekt të madh për të”, u shpreh përfaqësuesi i tij për revistën Us.

Reperi filloi grindjen me producentin në vitin 2019, kur ai e akuzoi se i kishte para borxh. Themeluesi  i G-Unit pretendoi se ai i kishte dhënë Emmett 1 milion dollarë hua.

Avokatja, Gloria Allred po përfaqëson aktoren që ka akuzuar themeluesin e 'Oasis Films' për sjellje të pahijshme seksuale. Gruaja pretendon se ka punuar me të në projekte të shumta gjatë tre viteve dhe ka përmbushur kërkesat e tij të supozuara për të kryer favore seksuale në mënyrë që të gjejë punë aktrimi.

Allred përshkroi akuzat në një letër të tetorit 2021 drejtuar Randall. Rreth tre muaj më vonë, ai  dyshohet se nënshkroi një marrëveshje zgjidhjeje që i dha akuzueses 200,000 dollarë në këmbim të heshtjes së saj./Lapsi.al

Të këshilluara

Big Sean së shpejti baba

Dy këngëtarët e famshëm, Big Sean dhe Jhené Aiko, do të bëhen prindër. Lajmin e ka konfimruar Page Six dhe një përfaqësues i Aiko tha: "Çifti janë shumë t...

13:46

Ricky Martin, sërish në telashe ligjore

Një gjykatës ka lëshuar një urdhër ndalimi kundër këngëtarit, Ricky Martin. Urdhri u nënshkrua të premten dhe autoritetet vizituan një lagje luksoze në qytet...

13:01

Amber Heard apelon vendimin e gjyqit

Brenda një muaji nga vendimi në padinë e Johnny Depp dhe Amber Heard për shpifje, ekipi ligjor i Amber Heard ka filluar procesin e apelimit. Sipas dosjeve të m...

11:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI