Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

147 raste të reja me Covid në Shqipëri, dy jetë të humbura

Lapsi.al 4 July 2022
147 raste të reja me Covid në Shqipëri, dy jetë të

Situata e pandemisë në vendin tonë është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot dy viktima si pasojë e Covid-19. Viktimat janë një qytetar nga Vlora 59 vjeç, një qytetar nga Tirana 93 vjeç.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të infektiveme. Ministria ka raportuar 147 qytetarë pozitivë me Covid, ndërsa një ditë më parë u regjistruan 549.

Sakaq, janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,693 që nga fillimi i epidemisë.

Përditësimi i plotë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 147 qytetarë, në këto bashki:

61 në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Lushnje, 10 në Durrës, 8 në Berat, nga 6 qytetarë në Vorë, Divjakë, Gramsh, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Tropojë, Devoll, nga 1 qytetar në Lezhë, Vlorë, Selenicë, Kolonjë, Dimal.

Janë 3,640 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora 59 vjeç, një qytetar nga Tirana 93 vjeç.

Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,693 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 147

Të shëruar në 24 orë 441

Të shtruar në spitale 23

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 442

Testime totale 1,854,603

Raste pozitive 282,837

Raste të shëruara 275,693

Raste Aktive 3,640

Humbje jete 3,504

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,399

Fier 323

Durrës 192

Vlorë 178

Shkodër 107

Lezhë 101

Berat 92

Gjirokastër 91

Elbasan 83

Korçë 42

Dibër 24

Kukës 8

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI