Flash

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë

Lapsi.al 3 July 2022
Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një qendër tregtare në Kopenhagen të Danimarkës. Sipas të dhënave paraprake, raportohet se nga të shtënat me armë ka disa viktima dhe shumë persona të lënduar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një prej qendrave më të mëdha tregtare në zonën mes qendrës së kryeqytetit dhe aeroportit, e cila frekuentohet nga mijëra njerëz. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe rrethoi zonën, duke bërë të mundur dhe evakuimin e personave të bllokuar në vendngjarje. Motivet e të shtënave janë ende të paqarta, ndërkohë që mësohet se agresori është arrestuar. Autoritetet iu kërkojnë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin deri në një njoftim tjetër.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI