Flash

Shkëputet masivi i akullit në Itali, të paktën 6 viktima

Lapsi.al 3 July 2022
Shkëputet masivi i akullit në Itali, të paktën 6 viktima

Të paktën 6 persona humbën jetën në Itali, si pasojë e shkëputjes së një masivi akulli në malin e Marmoladas, në Dolomite. Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, 6 trupa janë nxjerrë nga akulli deri në këto momente, 6 persona të tjerë janë lënduar, ndërkohë që raportohet dhe shumë të tjerë të humbur. Operacionet e kërkimit vijojnë me intensitet, ndërkohë që në zonë janë dërguar dhe 5 helikopterë për të transportuar të lënduarit.

Dëshmitarët bëjnë me dije se dëgjuan një zhurmë të fuqishme në fillim, e cila u pasua nga rrëshqitja me shpejtësi e masivit të akullit, që nuk iu la kohë shumë personave të largoheshin. Situata është ende e rrezikshme, pasi ekziston mundësia që nga mali më i lartë i Dolomiteve të shkëputen dhe sasi të tjera akulli.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI