Flash

Elhaida flet për sfidat e rrugëtimit të saj në “The Voice of Italy”

Lapsi.al 3 July 2022
Elhaida flet për sfidat e rrugëtimit të saj në “The

Këngëtarja Elhaida Dani ka folur së fundmi për vështirësitë e saj në karrierë.

E ftuar në “A live Night”,  këngëtarja ka treguar problemet që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj në “The Voice of Italy” si dhe përballjen me komentet e njerëzve.

“Më thanë që do bëhet për herë të parë ‘The Voice’ në Itali, më thanë thjesht ‘eja dhe bëjmë audicionin e parë’. Isha shumë kofidente. Mora telefonatë pas disa ditësh, më thanë ‘je pjesë e ‘The Voice of Italy’.

Pastaj transferohem në Milano disa muaj. Nuk flisja me asnjë njeri sepse kishte shikime të çuditshme kundrejt meje, por nuk e kisha aspak problem sepse qëllimi im ishte të këndoja. Kur isha në skenë kisha aq shumë emocione dhe kur dëgjoj katër herë që kthehen karriget, në ato momente u ula në gjunjë, mezi po kujtoja fjalët. Filluan lajkat e jurisë duke dashur të më merrnin në ekip. Në fund fare them do shkoj me Richardon dhe them që ka qenë zgjedhja më e mirë që kam bërë. Më është kthyer në tutorin tim akoma sot, ishte prezent para disa muajsh në Tiranë kur prezantova albumin tim. Një nga njohjet më të rëndësishme të jetës time.

Gjatë periudhës së ‘Voice’, nuk më shkonte ndonjëherë në mendje që mund ta fitoja, por s’më shkonte në mendje dhe që mund të mos ta fitoja. Më merrte malli për familjen, për miqtë, ishte e vështirë, ama nuk mendoja se kishte diçka më të rëndësishme përveç kësaj gjëje. Ka pasur momente që e vuaja fakti që publiku italian nuk donte që të ishte një shqiptare apo një person i çfarëdolloj shteti që kalonte të gjitha fazat e këtij eventi italian, sepse në fund të fundit quhet ‘The Voice of Italy’. Hyja ‘online’ pas çdo episodi dhe shikoja komentet, aty shkoja gropë në moral. Kjo gjëja më bënte të thoja ndoshta nuk e meritoj të jem këtu.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Aktorja e njohur i jep fund beqarisë

Lindsay Lohan është martuar me të fejuarin e saj Bader Shammas në një ceremoni intime – vetëm disa orë para festimit të ditëlindjes së saj të 36-të. Lajmi u ...

10:30

Adele pas 5 vitesh rikthehet në skenë

Këngëtarja Adele u rikthye në skenë para një publiku duke kënduar live për koncertin e saj të parë në 5 vjet. Ylli u pushtua dukshëm nga emocionet para se të ni...

20:29

Gjyste Vulaj nuk i ndahet pozave provokuese

Këngëtarja Gjyste Vulaj njihet për fotot e saj provokuese. Qysh në daljet e saj të para, ajo ka guxuar me veshjen e saj. Edhe pse vitet ikin, ajo sërish ngelet ...

14:26

Ngrihet një padi ndaj Ricky Martin

Ndaj Ricky Martin është ngritur një padi prej 4.3 milionë dollarësh nga ish-menaxherja e tij, Rebecca Drucker. Drucker – e cila ka punuar me Martin nga viti ...

14:06

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI