Flash

Rihanna aspak entuziaste ndaj reagimeve të fansave

Lapsi.al 2 July 2022
Rihanna aspak entuziaste ndaj reagimeve të fansave

Sërish e gjithë vëmendja tek Rihanna! Këngëtarja me famë botërore është shfaqur në publik dhe po merr komente të shumta.

Ajo u pa teksa ishte e pranishme në Wireless Fest në Londër. Rihanna u shfaq pikërisht aty për të treguar mbështetje ndaj partnerit të saj, Asap Rocky.

Këngëtarja është parë shumë pranë turmës, ku menjëherë nisën brohorimat kur ajo kaloi. Megjithatë, Rihanna nuk dukej aspak entuziaste.

Ajo pati një reagim totalisht shpërfillës ndaj brohorimave të fansave të saj. Reagimi i saj ka ngjallur shumë komente kudo.

Rihanna u shfaq në publik e veshur me të zeza, me një xhup të madh në trup.

Ajo dhe Rocky mirëpritën në maj djalin e tyre.

Më herët, u tha se çifti po planifikonte të shpërngulej në Barbados në këto muaj. Sipas “The Mirror”, këngëtarja dëshiron të kalojë tre muaj në Kaliforni përpara se të kthehet në Karaibe, ku kaloi një kohë të konsiderueshme gjatë shtatzënisë.

“Rihanna e do Barbadosin dhe i pëlqente të rritej atje”, tha një burim. Jo vetëm kaq por burimi bëri me dije se Rihanna ka shumë dëshirë që fëmija i saj të rritet larg vëmendjes së madhe.

Të këshilluara

Gjyste Vulaj nuk i ndahet pozave provokuese

Këngëtarja Gjyste Vulaj njihet për fotot e saj provokuese. Qysh në daljet e saj të para, ajo ka guxuar me veshjen e saj. Edhe pse vitet ikin, ajo sërish ngelet ...

14:26

Ngrihet një padi ndaj Ricky Martin

Ndaj Ricky Martin është ngritur një padi prej 4.3 milionë dollarësh nga ish-menaxherja e tij, Rebecca Drucker. Drucker – e cila ka punuar me Martin nga viti ...

14:06

Arrestohet aktorja e njohur

Aktorja e njohur, Busy Philipps u arrestua teksa protestonte për të drejtat e abortit. Të enjten, Vice Media raportoi përmes Twitter se aktorja e u arrestua ...

16:00

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI