Flash

Ngrihet një padi ndaj Ricky Martin

Lapsi.al 2 July 2022
Ngrihet një padi ndaj Ricky Martin

Ndaj Ricky Martin është ngritur një padi prej 4.3 milionë dollarësh nga ish-menaxherja e tij, Rebecca Drucker.

Drucker – e cila ka punuar me Martin nga viti 2014 në 2018-ën dhe më pas përsëri nga 2020-a në vitin 2022 – po padit ikonën e muzikës latine për komisione të papaguara, sipas dokumenteve ligjore të paraqitura të mërkurën në Gjykatën Qendrore të Qarkut të Los Anxhelosit që përmend akuza që mund t’i japin për fund karrierës së Martin, raporton New York Post.

Drucker vuri në dukje se ajo punoi me të në dy raste të ndara për shkak të "jetës së tij personale dhe profesionale që ishte e trazuar" dhe supozohet se e ndihmoi këngëtarin portorikan të hynte në botën e "regjistrimit të kontratave, turneve dhe marrëveshjeve të sponsorizimit dhe përpjekje të tjera profesionale”.

“Rebecca Drucker shpëtoi karrierën e Ricky Martinit”, pretendohet në padinë prej 15 faqesh. “Ekziston vetëm një problem: Martin plotësisht dhe me keqdashje refuzoi t'i paguante Rebecca-s miliona dollarë komisione që ai i detyrohej asaj sipas marrëveshjes së tyre të menaxhimit. Me Rebecca-n në krah të tij, Martin bëri miliona dollarë dhe për këtë arsye i detyrohet asaj komisione të konsiderueshme”, thuhet në ankesë.

Drucker pohoi gjithashtu në padi se këngëtari u kërcënua dhe u frikësua me një "pretendim të mundshëm për përfundimin e karrierës" në shtator 2020.

Në padi pretendohet se Rebecca e këshilloi Martinin dhe solli një avokat të lartë gjyqësor për të trajtuar çështjen. Për shkak të ndihmës dhe njohurive të saj për industrinë e muzikës, vuri në dukje ajo, Martin thuhet se "doli i padëmtuar dhe vazhdoi me ringjalljen e tij profesionale".

Padia gjithashtu akuzon Martinin se ka "një mjedis pune toksik" dhe diskutoi "një incident veçanërisht të shëmtuar në Dubai që përfshin Martin dhe përfaqësuesin e tij José Vega" në vitin 2018.

Drucker pohoi gjithashtu në padi se megjithëse karriera e Martinit lulëzoi që kur ai ripunësoi Rebecca-n si menaxhere të tij në maj 2020, ajo u detyrua të merrej me një sërë çështjesh personale të Martinit, të tilla si “problemet me dadot që ai punësoi për t'u kujdesur për fëmijët e tij, mospagimi i taksave nga Martin dhe abuzimi i tij me substancat”.

Dokumenti më pas pretendonte se kishte një përfundim "të detyruar" të marrëdhënies së tyre të biznesit dhe pretendonte se Martin e manipuloi dhe e gënjeu, gjë që çoi në largimin e saj në fillim të këtij viti. Drucker pretendoi se Martin e ka "kërcënuar" atë ta mbajë gojën mbyllur dhe të heshtë me një marrëveshje moszbulimi.

Të këshilluara

Arrestohet aktorja e njohur

Aktorja e njohur, Busy Philipps u arrestua teksa protestonte për të drejtat e abortit. Të enjten, Vice Media raportoi përmes Twitter se aktorja e u arrestua ...

16:00

Kanye West paditet për 'Donda 2'

Kanye West është paditur për marrjen e një pjese nga kënga e një muzikanti pa leje në Donda 2. Reperi akuzohet se ka përdorur një pjesë të hitit të vitit 198...

13:20

Taylor Swift fejohet me aktorin e njohur

Taylor Swift thuhet se është fejuar me partnerin e saj, aktorin Joe Alwyn. Sipas 'The Sun',aktori i propozoi muaj më parë   por kanë  vendosur ta ndajnë lajm...

13:07

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI