Flash

Vjosa Osmani në CNN: Pse duhet që Kosova të hyjë NATO

Lapsi.al 1 July 2022
Vjosa Osmani në CNN: Pse duhet që Kosova të hyjë NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë në CNN, me gazetaren e njohur Becky Anderson. Ajo është pyetur për aspiratën e Kosovës që të anëtarësohet në institucionet perëndimore.

“Jo se është vetëm e rëndësishme, por besoj se në këtë kohë të zhvillimeve në Ukrainë të gjithë e kuptojnë që të jemi në NATO nënkupton të jemi të sigurt. Praktikisht arsye kryesore e njerëzve të Kosovës dhe neve si liderë të lëvizim drejtë anëtarësimit të NATO-s është për shkak sigurisë”.

Gjithsesi, përtej momentit delikat, Kosova e sheh NATO-n “jo vetëm si makineri ushtarake, por si sistem vlerash”, tha presidentja.

“Natyrisht se viti 1999 është shembull se si kur bota dhe demokracia qëndrojnë të bashkuara e udhëheqin një popull drejt pavarësisë. Ne jemi optimist se Uashingtoni na e mban shpinën, sepse gjithmonë ka qenë kështu”, deklaroi Osmani e pyetur nga Anderson se cila ishte përgjigja e Joe Biden në letrën e saj.

“Nga lufta e deri te pavarësia madje edhe tani. Gjithmonë kemi dëgjuar deklarimet nga USA që do ta mbështesin dhe kanë punuar me ne për ta forcuar ushtrinë tonë”.

Sa për raportet me Serbinë, Osmani ka bërë të ditur se s’ka opsion tjetër, pos njohje reciproke.

“Njohja e ndërsjellë është qendra dialogut dhe sapo ta kuptojë Serbia se pavarësia e Kosovës dhe sovraniteti i saj janë një realitet i pakthyeshëm më mirë për ta dhe më mirë për raportet tona e paqena afatgjatë në rajon.

Shpresoj se Serbia përballet me të kaluarën e vetë dhe largohet nga trashëgimia e Millosheviçit që të lëvizim drejt Bashkimit Evropian.

Ne duam që kjo të ndodhë sa më shpejt. Ne si Kosovë asnjëherë nuk kemi shikuar tjetërkah, s’kemi shteg tjetër. Serbia provon të ecë në dy shtigje – drejt Moskës e drejt Perëndimit” - tha Osmani.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kapshticë (Emri)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e vona të pasdites në Kapshticë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga në aksin Bilisht-Kapshticë. Për p...

17:35

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI